Agron Hasanaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Tatimeve në Shkodër.
Kjo lëvizje, vjen pas vetëm 3 muajsh që mori postin. Ai u emërua drejtor Rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale, ndërsa ishte kandidat i platformës “Deputeti që duam”, por që nuk arriti të ishte në listat e kandidatëve për deputet të PS për qarkun Shkodër.
Në vend të tij do të jetë Sidrit Istrefi, i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në drejtorine e Rajonale të Tatimeve në Shkoder.
Pak kohë më parë më parë dorëheqjen e dha edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër, Genc Berhani duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar, Slladi Dani nga Fieri.
Në vazhdimësi priten edhe lëvizje të tjera në drejtorite rajonale të PS Shkoder.