Pavarësisht qetësimit të situatës, variantet e reja të covid-19, kanë shqetësuar sërish botën.
Varianti i ri i Covid-19 , “Lambda” sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është gjetur në 27 vende të ndryshme të botës.
Lambda është veçanërisht e përhapur në të gjithë Amerikën e Jugut, pasi u shfaq për herë të parë në Peru në gusht të vitit të kaluar dhe po konstatohet gjithnjë e më shumë në këto vende.
Sipas ekspertëve të OBSH-së deri tani variant i gjetur në Europë nuk është cilësuar si një variant shqetësues, megjithëse është një variant që kërkon vëmendjen e ekspertëve pasi është indetifikuar që transmetohet.
Në Peru, “Lambda” përbën gati 82% të mostrave të rastit të koronavirusit të raportuar gjatë majit dhe qershorit, sipas Organizatës Shëndetësore Panamerikane.
Varianti më shqetësues sipas OBSH-së është variant “Delta” i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe frika për një valë tjetër të pandemisë është tepër e madhe.