Lamallari: Qeveria shqiptare mund të shpallë edhe persona të tjerë “Non Grata”

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se qeveria shqiptare mund të marrë vendime të tjera për shpalljen “Non Grata” të personave që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ai theksoi se në tryezën e tij mbërrijnë çdo javë dhjetëra kërkesa nga agjencitë e zbatimit të ligjit, duke e cilësuar këtë si një proces dinamik që vazhdon nga dita në ditë. Sipas Lamallarit, nëse rezulton se këta individë janë të përfshirë në krim të organizuar, krime të rënda, mashtrime apo shantazhe ndaj qytetarëve shqiptarë, institucionet do të veprojnë.

Lamallari u shpreh se, edhe në rastet kur persona të tillë marrin pjesë në protesta krahas veprimtarisë së tyre të përditshme, kjo nuk do ta pengojë zbatimin e ligjit. Sipas tij, detyra është që ligji të zbatohet pikë për pikë dhe që Policia e Shtetit të qëndrojë në krye të përgjegjësisë për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë, pavarësisht nuancave politike apo rrethanave të ndryshme.

Ai shtoi se institucionet nuk duhet të tërhiqen as nga presioni publik dhe as nga gjykimet e ndryshme që mund të shfaqen. Në përfundim, Lamallari nënvizoi se kjo është detyra e tij dhe e qeverisë shqiptare, duke theksuar se mbi të gjitha qëndron interesi publik.


Shtuar 27.06.2026 15:15

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas