Lajmi i ndarjes me Shpëtim Saraçin bëri bujë, habit Mira Konçi: Mos rikthe atë që të ka shkatërruar (FOTO LAJM)

Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare.

Albeu.com bëri të ditur disa ditë më parë se dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

Por një InstaStory së fundmi në profilin e Mira Konçit është një “kunj” i gjallë dhe ndërkohë që lajmi është i freskët të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.

“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.

Kujtojmë se Mira dhe Shpëtimi nuk e ndjekin njëri-tjerin në Instagram dhe nuk dihet nëse marrëdhënia e tyre ka marrë fund miqësisht apo me konflikte./albeu.com/


Shtuar 8.11.2021 13:48