Labi: Motra u martua me zezak, nuk i kam folur për pesë vite

Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka ndarë një rrëfim shumë emocional lidhur me marrëdhënien e tij me motrën, duke pranuar publikisht pendesën për një periudhë të gjatë largësie mes tyre. Ai tregoi se për pesë vite nuk kishte pasur asnjë kontakt me motrën e tij, për shkak të zgjedhjes së saj për t’u martuar me një person që nuk kishte prejardhje shqiptare.

Në rrëfimin e tij, Labinoti theksoi se motra e tij ka qenë gjithmonë shumë e dashur për të. “Motra ime që është shpirti i shpirtit tim është dashuruar me një djalë të edukum. Dashuria e tyre ka qenë shumëvjeçare por s’ka guxu me na tregu, dhe një ditë kanë fillu me jetu. Dhe për pesë vjet s’kam mujt me taku. Dhe një vajzë me lëkurë të bardhë martohet me një djalë me lëkurë të zezë”, tha ai.

Ai shtoi se kishte marrë reagime të ashpra nga rrethi familjar dhe shoqëror. “Më kanë thënë motra t’u ka martu me ‘zezak’. Ajo shpesh më ka shkru por unë s’ia kam kthy. Kam pasë qejf që motrën me përcjell me duvak”, u shpreh Labi.

Labinoti tregoi gjithashtu momentin kur, pas pesë vitesh, u ribashkua me motrën dhe mbesën e tij. “Ishte aq e bukur, dhe më tha e ndjeva aromën e babit. U pendova që s’e kam takuar për pesë vite, mungesa e saj në shtëpinë tonë ka qenë e madhe”.

Në fund, ai theksoi se sot raporti mes tyre është i rregulluar dhe i mbushur me dashuri. “Ajo tani është e lumtur dhe unë jam edhe më i lumtur. Nuk ia fali vetës që nuk e kam pranuar motrën ato vite”, përfundoi ai.


Shtuar 30.12.2025 11:14

Tags: ,