Shqipëria ka nisur përgatitjet dhe Edi Reja shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për tri sfidat kundër Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.
Sigurisht që ka edhe të pakënaqur nga lista e trajnerit Reja, dhe njëri prej tyre është menaxheri i Jasir Asanit. Aleksandar Jovkov.
“Ku është Jasir Asani në listë? Ai ka tri vite e gjysmë qëbpo luan me Partizanin, e shihni çdo ndeshje dhe nuk e ftoni asnjëherë.
Mos harroni që ai la Maqedoninë e Veriut për të veshur fanellën e Shqipërisë, ju po talleni me karrierën e tij.
Jepini një shans, mos u tregoni amatorë. Duke parë ndeshjet që ka luajtur me Partizanin, Asani e meritonte një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë”, shkruan menaxheri i 25-vjeçarit nga Shkupi.