Ky është shteti që do të ndalojë cigaret për brezat e ardhshëm

Zelanda e Re do të ndalojë shitjen e duhanit për gjeneratën e saj të ardhshme, në një përpjekje për të hequr përfundimisht konsumin e tij.

Të gjithë të lindurit pas vitit 2008 nuk do mund të blejnë cigare apo produkte duhani gjatë jetës së tyre, sipas një ligji që pritet të miratohet vitin e ardhshëm.

“Duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë kurrë të pinë duhan”, tha ministrja e Shëndetësisë Dr Ayesha Verall.

Lëvizja është pjesë e një goditjeje gjithëpërfshirëse kundër duhanpirjes të shpallur nga ministria e shëndetësisë e Zelandës së Re të enjten.

Mjekët dhe ekspertët e tjerë shëndetësorë në vend kanë mirëpritur reformat “udhëheqëse në botë” – të cilat do të reduktojnë aksesin në duhan dhe do të kufizojnë nivelet e nikotinës në cigare.

Zelanda e Re është e vendosur të arrijë një objektiv kombëtar për të reduktuar shkallën e saj kombëtare të pirjes së duhanit në 5% deri në vitin 2025, me synimin për ta eliminuar përfundimisht atë.

Aktualisht, rreth 13% e të rriturve në Zelandën e Re pinë duhan, nga 18% rreth një dekadë më parë. Por shkalla është shumë më e lartë, rreth 31% në mesin e popullsisë indigjene Maori, të cilët gjithashtu vuajnë një shkallë më të lartë të sëmundjeve dhe vdekjeve./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 08:17