Ky është pallati ku u arrestua Nuredin Dumani, banorja: Dëgjuam zhurmë të madhe
Pallati që shihni në videon më poshtë është vendi ku strehohej Nuredin Dumani. Apartamenti ku ishte strehuar ai ishte në katin e katërt të një pallati 8 katësh, në lagjen Apollonia në Fier.
Dyshohet se brenda shtëpisë mund të jetë dhe sende të tjera që lidhin autorin me ngjarjen e për më tepër për të zbuluar prej sa kohësh mund të ishte strehuar Dumani aty.
Dera e shtëpisë vijon të ruhet ende nga dy policë.
Një banore e pallatit është shprehur për mediat se mbrëmë janë tmerruar nga zhurmat që kanë dëgjuar.
“Mbrëmë pamë një tmerr, po u binin dyerve me sende të forta. Unë banoj në kat të tretë. Ata ndodheshin në kat të katërt”, tha një banore.
Kujtojmë se përveç Dumanit janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë./albeu.com