Një plumb e kapi në shtyllën kurrizore, si u arrestua në urgjencën e Fierit Nuredin Dumani

Nuredin Dumani është arrestuar mbrëmjen e së martës në urgjencën e spitalit të Fierit ku kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore pas përplasjes me armë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Papër të Elbasanit.

Mësohet se në momentin e arrestimit Dumani nuk ka bërë rezistencë. Ndërsa, në lagjen “Apollonia”, 1 km larg spitalit, poshtë një pallati nëntëkatësh ndodhet autoambulanca, policia dhe RENEA.

Nuredin Dumani ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Prokuroria thotë se 37-vjeçari ka qenë pjesë e grupit që bëri ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës. /abcnews.al/


Shtuar 29.03.2022 22:55