E BUJSHME/ Atentati në Elbasan, arrestohet i plagosur vrasësi serial Nuredin Dumani (VIDEO)

Pas atentatit të pasdites së sotme në Elbasan, ku u sulmua me breshëri automatiku makina e tij në ecje, është arrestuar Nuredin Dumani, një emër i njohur ky për botën e krimit.

Dumani dyshohet si autor i një sërë vrasjeve të ndodhura Elbasan, ndërsa makina ju bë shoshë nga plumbat.

Në momentin e arrestimit Dumani ka qenë edhe i armatosur.

Nuredin Dumani ka qenë krahu i djathtë i të shumëkërkuarit tjetër Talo Çela, i cili edhe ky është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për një sërë vrasjesh. /albeu.com/


Shtuar 29.03.2022 22:44