Ky është ish-efektivi i RENEA-s që u kap me snajper: Dyshime se do të vriste dikë! (FOTO LAJM)

Ky është Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s që u kap me snajper nga policia në Tiranë.

Sipas burimeve nga policia, ai po udhëtonte së bashku me shokun e tij Elton Hithi.

Gjatë kontrollit në mjetit policia u gjeti targa të huaja, snajper dhe një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA. Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se Rada dhe Hithi do kryenin vrasje.

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e kaluar në kryeqytet në kuadër të operacionit “Double strike”. Policia sqaroi se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer Elton Hithi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin./albeu.com/


Shtuar 26.07.2022 12:05