Personi në foto është Ledian Lami, 30 vjeçari i cili humbi jetën në aksidentin e sotëm në Gramsh.
Aksidenti tragjik ndodhi mesditën e sotme, ku një autobus përfundoi në përrua, bashkë me pasagjerët.
Ndërkohë janë plagosur 9 pasagjerë të cilët janë nisur me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar më shumë mbi aksidentin e rëndë.