Ky është 24-vjeçari që humbi jetën teksa punonte në gurore në Vlorë

Pasditën e djeshme, humbi jetën 24-vjeçari Jurgen Veshi, në Brataj të Vlorës. I riu po punonte me skrep në një gurore.

Jurgen Veshi, ishte punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

I riu nuk ka mundur t’u rezistojë dot plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Pas vdekjes se 24-vjeçarit Jurgen Veshi në Brataj të Vlorës, policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve Erald Breganaku.


Shtuar 22.05.2024 09:51