Kuvendi ka mbyllur punimet për ditën e sotme.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, pasi hodhi në votim të gjitha ligjet që ishin në rend dite, dhe që u votuan nga mazhoranca, njoftoi se seanca do të mbyllej.
Ashtu siç pritej, seanca ka nisur me kaos.
Kanë qenë deputetët e opozitës ata që para nisjes së seancës kanë hyrë në sallë dhe kanë përmbysur të gjithë e kolegëve socialist, duke i lënë ata pa ulëse.
Edhe pse në një situatë të tillë, seanca nisi.
Deputetët e opozitës përplasën tavolinat duke krijuar kakofoni, ndërsa Ervin Salianji nga ana tjetër, ka ndezur tymuese me ngjyra.
Mes tymit, zhurës dhe ligjeve të miratuara, seanca u mbyll.