Kujtojmë se Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve.
Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, ku aktualisht është Bujar Nishani, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.
Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua. Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan sot përmes Statutit të ri me 60 nene./albeu.com