Pas deklaratave në media nga Baton Haxhiu se deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka tentuar të shpëtojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga shpallja non-grata, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.
Kim shkruan në Tëitter se shpallja “non grata” që i bëri Departamenti Amerikan i Shtetit nuk negociohet apo ndërmjetësohet duke publikuar memorandiumin kundër korrupsionit.
“7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Faktet janë të pamohueshme” thuhet në postim./albeu.com