Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se cilët fëmijë duhet të vaksinohen, ku dhe kur duhet të vaksinohen dhe si.
Postimi i Manastirliut:
Kush duhet të vaksinohet?
-Fëmijët 12-15 vjeç me sëmundje kronike të përcaktuara
Të gjithë fëmijët 16-18 vjeç
Kur dhe ku?
Menjëherë në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi
Si?
Me kartë identiteti. Fëmijët nën 18-vjeç paraqiten me prindin apo kujdestarin e tyre, i cili aprovon kryerjen e vaksinës.
Çfarë?
Për fëmijët deri në 18-vjeç, aplikohet vaksina Pfizer, sipas rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare FDA dhe EMA./albeu.com