Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, janë nëshkuar me gjoba për shkak të mungesave në seanca plenare, apo në komisione përgjatë muajit korrik që përmbylli edhe sesionin parlamentar.
Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë, teksa mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar për shkak të mungesave me 15 emra në listë.
Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko, janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve u janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga.
Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve, e ka marrë ish-deputetit i LSI-së Agron Çela, me 50 mijë e lekë, e pas tij vijnë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë.
Por, rekordin për penalitetin e shifrës më të lartë në pagë gjatë muajit Korrik e mban sërish opozita, e më konkretisht, sërish deputetja Oriola Nebijaj.
Kësaj të fundit, i është mbajtur paga me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik. Pas nuk mbetet as deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh, ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh.
Janë 13 deputetë në listë nga radhët e së djathtës, të cilët kanë marrë dhe gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë heqje të pagës, mes tyre dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha
Deputetët e gjobitur të mazhorancës:
Agron Çela 51,192 lekë
Plarent Ndreca 30,730 lekë
Paulin Sterkaj 30,715 lekë
Tatiana Nurçe 20,477
Bardhyl Kollçaku 20,477 lekë
Laert Duraj 20,477 lekë
Nasip Naço 20,477 lekë
Lavdrim Krrashi 20,477 lekë
Antoneta dhima 10,238 lekë
Fadil Nasufi 10,238 lekë
Alban Xhelili 10,238 lekë
Ilir Topi 10,238 lekë
Blendi Klosi 10,238 lekë
Eduard Shalsi 10,238 lekë
Pandeli Majko 10,238 lekë
Deputetët e gjobitur të opozitës:
Orjola Nebijaj 61,431 lekë
Andia Ulliri 51,192 lekë
Enkelejd Alibeaj 40,954 lekë
Flutura Açka 32,202 lekë
Gëzim Ademaj 20,477 lekë
Merita Bakiu 10,238 lekë
Lulzim Basha 10,238 lekë
Arbi Agalliu 10,238 lekë
Eralda Bano 10,238 lekë
Orjola Pampuri 10,238 lekë
Saimir Korreshi 10,238 lekë
Agron Gjekmarkaj 10,238 lekë
Albana Vokshi 10,238 lekë
Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre.
Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkoi rreth 395 mijë lekë në muaj, e Presidentit në 425 mijë lekë, kurse e ministrave në rreth 318 mijë lekë bruto.
Bashkë me pagat u rritën edhe shpërblimet për deputetët, duke përfshirë rimbursimin e karburantit, qirasë dhe telefonit.
Ndërkaq, shpërblimet nuk janë unifikuar, e për rrjedhojë, ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë çdo muaj.
Pasqyra financiare tregoi se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament.
Nga borderorja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 milionë lekë të vjetër.
Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.
Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.