Kush fitoi me 8 Janar Basha apo Berisha? Reagon Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, ka folur për përlasjen e dhunshme në selinë blu një javë më parë.

Sipas Topit, të dyja palët kanë dalë humbëse nga protesta e 8 janarit.

“Shfaqjet e para dramatike ne i kemi parë gjatë këtyre ditëve, por unë nuk quaj dramë shfaqjen e dhunës, por njerëzit që e kanë drejtuar atë parti, njëri për 30 vite de jure dhe de fakto dhe tjetri për 8 vite, hedhin akuza mbi njëri tjetrin, ndërkohë që kanë qenë arkitektë të gjithçkaje çfarë ka ndodhur. Nuk e shoh thjesht te dhuna, unë si natyrë kam qenë në mënyrë të hapur kundër dhunës. Për sa i përket prokurorisë unë mendoj se ata e kanë situatën më të thjeshtë se çdo herë më përpara, sepse janë brenda një kampi.

“Prokuroria do të merret me ekzekutuesit e urdhrave dhe jo me politikanët. Këta shkojnë pa asnjë lloj sikleti, dhe gënjejnë. Janë të dy humbës nuk ka fitues më 8 janar”, tha Topi.

Ish-presidenti komentoi dhe takimet e Berishës që do të nisin nga Shkodra.

Sipas tij, ish-kryeministri po rrit intensitetin e takimeve për të marrë më shumë njerëz dhe për të lënë Bashën në minorancë. “Të gjithë udhëheqësit politikë të së djathtës kanë tentuar ta fillojnë nga Shkodra. E dyta, ndodh ajo që ndodh në shkencë, është konkurrenca që duke dashur të shkojë të realizojë takime, realizimi i vetes për qëllime elektorale dhe të frenojë kundërshtarin politik. Këtu Berisha ka eksperiencë, ka një terren të favorshëm nga performanca e foltoreve. Gradualisht është duke rritur intensitetin dhe kërkon të marrë sa më shumë audiencë për ta lënë Bashën në minorancë.


Shtuar 15.01.2022 09:19