Kush është vajza misterioze në krahët e Butrint Imerit, me të cilën ai publikoi fotografi

Një postim i fundit nga profili i këngëtarit Butrint Imeri ka ngjallur menjëherë spekulime dhe kuriozitet të madh në rrjetet sociale.

Ylli i muzikës sapo ka ndarë një ‘Story’ misterioze ku shfaqet ulur në një motor sportiv, ndërsa krah tij qëndron një vajzë. Identiteti i vajzës mbetet i fshehtë, duke mos u zbuluar as emri i saj, gjë që ka shtuar interesimin e ndjekësve.

Pamjet lënë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për xhirimet e një klipi të ri muzikor.
Qëndrimi intim dhe shikimi i thellë mes Butrintit dhe vajzës sugjerojnë se kënga mund të ketë tematikë dashurie ose pasioni.

Deri më tani, këngëtari nuk ka bërë asnjë paralajmërim zyrtar për projektin e ri, duke e lënë publikun në pritje dhe me kuriozitet të madh.

Mbetet të shihet se kur Butrint Imeri do të bëjë njoftimin e plotë dhe çfarë surprize do të sjellë për fansat e tij.


Shtuar 20.11.2025 14:24