Kush është vajza italiane e fiksuar me Shqipërinë e djemtë shqiptarë: Jam besnike, më mësoni! (VIDEO)

Videoja e një vajze italiane teksa u flet djemve të rinj shqiptar po bën xhiron e rrjetit.

E ardhur së fundmi në Shqipëri, ajo shprehet se është habitur nga makinat e shtrenjta me të cilat lëvizin të rinjtë shqiptar të cilat shkojnë deri në 100 mijë euro.

“Kur isha në Shqipëri, vura re se të paktën 80 përqind e njerëzve, kanë ose Mercedes ose Audi. Dhe nuk po flasim për makinë që vlejnë 10 mijë euro por makina të cilat shkojnë deri në 100 mijë euro”- dëgjohet të thotë Ivana Cavaliere në video.

Por jo vetëm kaq, e habitur nga “niveli i lartë ekonomik” që kanë të rinjtë shqiptar, ajo u lutet publikisht ose t’ja falin njërën prej tyre ose ta mësojnë edhe atë të punojë dhe të blejë një makinë të tillë.

“Më mësoni se çfarë bëni në jetë, që t’a bëj edhe unë. Unë do të punoj për ty, unë do të jem besnike, do të jem krahu jot i djathtë. Më shkruaj të lutem në Instagram… Më mëso!”- e mbyll videon e reja italiane.

Por si duket lidhja e Ivanës me Shqipërinë është shumë me e thellë se thjeshtë një vizitë turistike.

Nga videot e saj në “Tik Tok” zbulohet fare lehte se ajo që e bashkon me vendin tonë është dashuria, pasi i dashuri i saj është shqiptar.

Dhe jo vetëm kaq, në disa video ajo dëgjohet të flasë shumë pastër shqip dhe duket mjaft e tërhequr nga zakonet dhe kultura shqiptare. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 28.08.2021 13:31