Kush është socialistja më e votuar në Kukës që lë pas aktorin Petrit Malaj

Partia Demokratike ka fituar në Kukës me 24071 vota në total, teksa ka lënë pas Partinë Socialiste me 13865 vota ose 35.8%, duke siguruar tre mandate.

Ajo që vihet re është se në këtë forcë politike më shumë vota ka marrë një femër dhe bëhet fjalë për Gerta Durakun me 4298 vota.

Duraku ka lënë pas aktorin dhe rektorin e Universitetit të Arteve, Petrit Malajn, i cili ka arritur të fitojë 3534 vota.

 


Shtuar 27.04.2021 17:28