Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Zonë e Lirë” është pyetur edhe lidhur me procesin e brendshëm zgjedhor në Partinë Demokratike.
Preferencën personale mbi fitusin, dorëheqjen e Bashës dhe mendimin mbi kandidatin Agron Shehaj, Berisha zgjodhi të mos i bëjë publik duke theskuar se i vë vetes censurë të plotë në prag të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.
Pjesë nga intervista:
PYETJA: Kush mendon se do fitojë më 13 qershor?
BERISHA: Asnjë përzierje në këtë garë, më vjen mirë që është garë. Nëse partia tjetër s’bën kurrë garë. Është në traditën më të konsoliduar të monizmit, kjo parti megjithë vërejtjet. Po jo të përsosura, por zgjedhje bën.
PYETJA: A duhet të ikte Basha?
BERISHA: Në prag të zgjedhjeve në parti i vë vetes censurë të plotë. Kur të vij herën tjetër do them të gjitha mendimet e mia. Nuk flas asnjë fjalë. Më datën 13 përfundon.
U çudita pse u vendos kaq shpejt. Por çudia ishte se ishte edhe këta që donin dorëheqjen e Bashës, edhe ata që ishin pro Bashës. Ranë në ujdi për datën 13 qershor. Unë mbeta i çuditur.
Unë po të doja me u pyet, nuk shkova në mbledhje. S’mund t’u thoja kujt pse nuk më pyete. Unë isha i ftuar për mbledhje. U bë mbledhja e Kryesisë dhe u morën vesh.
Të drejtë morale që të bëj oponencë nuk bëj.
PYETJA: Çfarë mendoni për Agron Shehajn, nuk thotë asnjë fjalë për shpalljen tuaj ‘non-grata’?
BERISHA: Respektoj mendimin e çdo njeriu. Edhe kur s’ka mendim, plotësisht. Njerëzit janë të lirë.