Kurti reagon pas vdekjes së Sassolit: Mik i Kosovës, do të na mungojë shumë (FOTO LAJM)

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

Kurti është shprehur se është mërzitur nga kjo gjë.

Ai tha se Sassoli ka qenë një mik i Kosovës dhe një njeri që ka përcjellë më së miri vlerat evropiane në institucionet europiane.

“Jemi mërzitur kur morëm lajmin për vdekjen e David Sassoli, presidentit të Parlamentit Evropian, mikut të Kosovës dhe njeriut që vërtet solli vlerat evropiane në institucionet evropiane. Do të na mungojë jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Kurti në Tëitter.

Kujtojmë se presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka vdekur në moshën 65-vjeçare në një spital në Itali pas një komplikimi serioz për shkak të mosfunksionimit të sistemit imunitar./albeu.com/


Shtuar 11.01.2022 10:05