Kurti: Nga janari paga minimale 425 euro bruto, kurse nga 1 korriku 500 euro

Kosovë/ Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash.

Këtë e bëri të ditur Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro.

Të lidhura

None found

Kurti tha se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.

“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, ka shkruar Kurti.


Shtuar 9.12.2025 12:50