Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se Kosova nuk është duke e forcuar ushtrinë e saj për t’i sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur veten.
Këto komente ai i ka barë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të Kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten. Për një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, është shprehur Kurti.