Kurti: Do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se si Kosova dhe Serbia konfirmuan detyrimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara.

“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”.

Më tej Kurti tha se Kosova duhet t’i trajtojë me kujdes marrëveshjet.

“Ka shumë marrëveshje, një thes me marrëveshje që duhet ta trajtojmë me kujdes, por natyrisht që edhe kjo çfarë ndodh në nenin 7 i referohet komunitetit serb në Kosovë. Ne kemi qenë kreative dhe të angazhuar për një çështje të vetmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe sidomos sa i përket ofrimit të shërbimeve”, tha Kurti në televizionin publik të Kosovës.


Shtuar 22.03.2023 22:48