Këtë të mërkurë, mbledhja per Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, ka nisur me debate.
Deputeti i PS-së Erion Braçe, i ka kërkuar deputetes së PD-së Albana Vokshi të mbyllë gojën.
Komisioni Hetimor për Sterilizimin, është mbledhur në seancë, por nuk ka mundur të zhvillojë një mbledhje normale.
Deputetja e PD-së Albana Vokshi, është kapur me kolegët socialistë dhe tonet mes tyre kanë qenë të acaruara, duke kaluar dhe në fyerje mes palëve apo kërcënime.
Kjo gjë ka shqetësuar dhe punën e komisioneve të tjera parlamentar, e me sa duket dhe Erion Braçen, i cili drejton komisionin e Dezinformimit.
Braçe ka hyrë në Komisionin që drejton Vokshi dhe i ka kërkuar të mos bërtasë. Ky është momenti i ndërhyrjes së Braçes.