Ka nisur Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, mori fjalën e para ku tha se sot jemi shumë më pastër nga mbetjet por sipas saj ka ende shumë punë për të arritur standardet e vendosura nga qeveria.
“Jemi shumë më mirë shumë më pastër por nuk jemi aty ku kërkon standardi që ne kemi vendosur.” tha Kumbaro.
Kumbaro ka theksuar se që të rritet turizmi, menaxhimi i mbetjeve urbane duhet të jetë prioritet i çdo bashkie.
“Duhet rritur shkalla e menaxhimit të mbetjeve. Sot më shumë se kurrë të nxisësh turizmin duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave dhe qyteteve. Ja dolëm në këtë vit me forcat e bashkive dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Që të mbyllim 15 vend depozitime të paligjshme, që ishin plagë për vendin tonë. Janë ende pak nga atë që kemi trashëgimi në 30 vite. Është koha për revolucion. Si një pjesë integrale e jetës sonë. Por vetëm ne mund ta vëmë përpara këtë. Të gjithë bashkë, bashki, biznese dhe shoqërisë, ta organizojmë këtë. Nga 1 tetori do ta intesifikojmë pastrimin e vendit. Do ta bëjmë edhe vitin tjetër. Kjo luftë kërkon bashkëpunim dhe financim dhe menaxhim.” tha ndwr tw tjera ministrja.