Kukësi që nga ora 19:25 minuta në errësirë. Nënstacioni Rexhepaj ka dalë jashtë funksionit për shkak të një defekti të shkaktuar në linjën 110 kv Fierz-Kukës nga reshjet e dendura të shiut.
Të gjitha njësitë administrative ka ngelë pa energji elektrike. Ndërkohë edhe nënstacioni tjetër ai i Kalimashit ka dalë jashtë funksionit, nënstacion i cili furnizon tunelim e Kalimashit.
Ndërkohë pa energji elektrike ka mbetur edhe bashkia Has.
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më shpejtë të energjisë elektrike. Por kushtet atmosferike janë përkeqësuar, çfarë e bëjnë të vështirë këtë operacion./albeu.com