“Kujdes me gjuhën” Ish-presidenti rus kërcënon Europën: Luftërat ekonomike kthehen në luftëra të vërteta

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me për sanksionet ekonomike që perëndimi po vendos ndaj Rusisë.

Përmes një gjuhë të ashpër, i besuari i Presidentit Putin, Medvedev kërcënon Perëndimin ndërsa shkruan se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërrohen në të vërteta.

“Sot një ministër francez ka thënë se i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë. Kujdes me gjuhën, zotërinj! Dhe mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpesh shndërrohen në të vërteta.”, shkruan ai.


Shtuar 1.03.2022 14:30