Në seancën e sotme plenare, kryedemokrati, Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij me pyetje, se ku është kryeministri.
Ai u shpreh se vetëm para pak ditësh Rama ka udhëtuar në disa qytete luksoze të Evropës me një charter privat ku vetëm karburanti i kushton 120 mijë euro.
Gjithashtu Basha shprehu shqetësimin se një një jave me kaq shumë skandale në parlament nuk ndodhërt as 1/3 e kabinetit.
“Dua ta nis me një pyetje retorike, si ka mundësi që në seancën e javës të ngarkuar me vendime të sjellë nga qeveria, me një javë të mbushur me skandale do të trondiste dhe rrëzonin qeverinë në vendet normale, këtu nuk ndodhet as 1/ 3 e kabinetit.
Ku është kryeministri? E dimë që para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat, shkoi dhe erdhi dhe nuk njoftoi për çfarë i harxhoi atë 120 mijë euro karburant që kushton një fluturim me charterin privat.
Ky që e nisi qeverisjen duke premtuar se do të udhëtonte me bileta ekonomi, tani shkon në Paris, Mynih me një charter luksoz që vetëm karburant që i kushton 120 mijë euro minimumi dhe vetëm kur vjen puna për tu përballur nuk e dimë ku është.
Në vitin 2022 mungon transparenca. Në cilin vend të botës KM ka charter privat, shkon drejt qyteteve luksoze të Evropës, ndërkohë qe qeveria e tij pa asnjë mandat shemb çatitë e banorëve të kryeqytetit, sic ndodhi me banorët e 5 majit”, tha Basha. /albeu.com