Kthjellime dhe vranësirë të lehta, si do të jetë moti sot

Orët e mëngjesit të ditës së sotme do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme do të jenë në zonat Juglindore.

Sipas Meteoalb, pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zonat e ulëta dhe bregdetare do të mbeten me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C zonat malore deri në 27°C zonat e ulët./albeu.com


Shtuar 17.05.2021 08:02