Kryetari i bashkisë së qytetit të Bucha ka thënë se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit.
Sipas BBC, duke folur në Word Tonight, kryetari i bashkisë Anatoli Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat ruse.
“Kam parë disa episode. Ishin tre makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata thjesht e qëlluan brutalisht,” -tha Fedoruk.
Fedoruk gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.
Ai i bëri thirrje ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës.
“Lavrov të vij në qytetin e Bucha dhe të shohë trupat e njerëzve të vdekur dhe të shikojë në sy familjet, nënat, burrat dhe fëmijë që mbetën jetimë,”-tha Fedoruk.