Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka deklaruar se vendet evropiane nuk po bëjnë sa duhet për të penguar Rusinë dhe po mbështeten në SHBA.
Gjatë një vizite në Australi, ajo tha: “Duhet të jem totalisht e sinqertë me ju, Europa nuk është mjaft e fortë tani. Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”.
Finlanda, e cila ndan një kufi të gjatë me Rusinë, do të bashkohet me NATO-n së bashku me fqinjin e saj nordik, Suedinë.
Është e vërtetë që SHBA-ja ka ofruar ndihmën më të madhe ushtarake për Ukrainën në një rrugë të gjatë, duke dhënë 18.6 miliardë dollarë në mbështetje në total.
Bashkimi Evropian është donatori i dytë më i madh, i ndjekur nga Britania e Madhe.
Kryeministrja finlandeze vazhdoi: “Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë armë, shumë ndihma financiare, shumë ndihma humanitare për Ukrainën dhe Evropa nuk është ende mjaft e fortë.”
Ajo shtoi se Evropa duhet të sigurohet se “po i ndërton ato aftësi kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, industrinë evropiane të mbrojtjes dhe duke u siguruar që ne mund të përballemi në lloje të ndryshme situatash”.