Kryeministrja e Britanisë, Liz Truss ka pranuar se ajo duhet të kishte “hapur terrenin më mirë” për mini-buxhetin e saj, (politika ekonomike) pasi ai shkaktoi ditë trazirash në treg.
Kryeministrja tha për BBC-së se ajo kishte “mësuar nga kjo”, por ajo ishte e bindur se paketa e saj e uljes së taksave do të nxiste rritjen ekonomike.
Truss shtoi se një vendim për të ulur normën e taksës së të ardhurave më të larta ishte një “vendim që mori kancelarja”.
Ulja në normën 45 p ka shkaktuar zemërim nga partitë opozitare dhe shqetësim nga disa deputetë konservatorë, raporton BBC.
Ish-ministri Michael Gove tha se shkurtimi shfaqte “vlerat e gabuara” dhe sinjalizoi se ai nuk do të votonte për të.
Ai tha gjithashtu se ishte “thellësisht i shqetësuar” për vendimin për të marrë hua për të financuar shkurtimet e taksave, duke e quajtur atë “jo konservator”.