Kryeministri Rama: Shqipëria turistike gati për t’u zbuluar gjatë 2024 me të gjitha bukuritë e saj

Këtë të mërkurë, kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një video promovuese në gjuhën angleze, si dhe me pamjet nga bukuritë e natyrës shqiptare, ftoi të turistët vendas e të huaj të shijojnë Shqipërinë turistike në 2024.

Postimi i kryeministrit:

“Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës me të gjitha bukuritë e saj: nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i saj dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t’i rrokin shpirtin”, shkruan Rama.


Shtuar 3.01.2024 11:55