Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski informoi se ka marrë pjesë në drekën e organizuar nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski njofton në takim ka theksuar se janë të lodhur nga problemet bilaterale dhe se duhet të lënë anash probleme të tilla.
“Theksova se rajoni dhe vendi janë lodhur duke i lënë mënjanë dhe pengesat që janë dypalëshe dhe nuk janë pjesë e kritereve objektive të anëtarësimit në BE dhe se duhet bërë më shumë përpjekje për të sjellë besim dhe besueshmëri në të gjithë procesin.
E ritheksova përkushtimin tonë për arritjen e qëllimit strategjik, anëtarësimin në BE dhe progresin e bazuar në kritere reale dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e kryeministrit në rrjetet sociale.
Pas drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, von der Leyen tha se rajoni i përket Evropës.
Përmes platformës “X”, ajo bëri të ditur se Komisioni Evropian, përmes planit të rritjes gjashtë miliardë euro për rajonin, po punon për të afruar ekonominë dhe tregun.