Kryeministri britanik bisedë me Presidentin e Kinës, çfarë diskutuan dy liderët

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka folur me presidentin e Kinës Xi Jinping për pushtimin e Ukrainës, njofton Doëning Street.

Telefonata mes tyre zgjati rreth 50 minuta mëngjesin e sotëm, tha një zëdhënës i kryeministrit.

Johnson i ka kërkuar Jinping të ushtrojë presion Presidentit Vladimir Putin për të tërhequr trupat nga Ukraina.

Kjo vjen një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden mbajti një telefonatë gati dy orëshe me Xi.

Gjatë asaj telefonate, Biden “përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë”, tha Shtëpia e Bardhë./albeu.com