Kryemadhi takon Monacon: Reformat me standarde reale janë rruga e vetme drejt BE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco.

Kryemadhi shkruan se, i nënvizoi ambasadori rëndësinë që ka Shqipëri ka për përmirësim të vazhdueshëm, drejt një demokracie funksionale, që garanton të drejtat e njeriut dhe biznesit.

Më tej në postim, kryetarja e LSI-së, shkruan se masakra e 25 prillit dëshmoi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe se reformat me standard reale janë edhe rruga e vetme drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Postimi i Kryemadhit:

Mirëprita me kënaqësi ditën e sotme Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasador Vincenzo Del Monaco. Duke e falenderuar për rolin pozitiv të misionit për reformat që vendi ka ndërmarrë lidhur me shtetin e së drejtës, i nënvizova nevojat që Shqipëria ka për përmirësim të vazhdueshëm, drejt një demokracie funksionale, që garanton të drejtat e njeriut dhe biznesit. Masakra e 25 Prillit dëshmoi se politika shqiptare nuk ka dhënë ende një zgjidhje të plotë e afatgjatë për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj ne do të mbetemi të angazhuar për një reformë më të plotë, për një sistem dhe ligj zgjedhor që mundëson barazinë e votës dhe e kthen pushtetin vërtetë në duart e sovranit. Reformat me standarde reale, që rrisin besimin e qytetarëve tek institucionet dhe e ardhmja në Shqipëri, janë edhe rruga e vetme drejt integrimit në Bashkimin Evropian./albeu.com


Shtuar 22.11.2021 15:07