Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për vendosjen e masave të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit.
Zelensky komentoi gjithashtu vizitën e presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel në Odesa
“Është e rëndësishme të parandalohet një krizë ushqimore në botë, e shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë.
Duhet të merren masa të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit.
Lexo edhe: Analizë: Në një “Ditë Fitoreje” pa fitore, fjalimi i Putin e bën botën të mendohet
Unë vlerësoj qëndrimin e guximshëm të Presidentit të Këshillit Evropian dhe praninë e tij personale në Odesa. I jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë nga BE-ja në shumë fusha”, shkruan Zekensky në profilin e tij zyrtare në Telegram .
Ndërkohë kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka falënderuar Charles Michel për mbështetjen e tij pas një vizite të presidentit të Këshillit Europian të hënën, sipas The Guardian.
Dyshja diskutuan paketën e gjashtë të sanksioneve të propozuara nga Komisioni Europian si dhe rëndësinë e integrimit të Ukrainës nga BE, shkroi Shmyhal në Twitter. Michel gjithashtu postoi në Twitter foto të vizitës së tij në qytetin port ukrainas, i cili kohët e fundit ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse.