Kriza energjitike, britanikët blejnë batanije dhe veshje të ngrohta për të kursyer para

Mes krizës së kostove të jetesës, në Britani të Madhe duket se po përgatiten për dimrin. Shefja ekzekutive e Konsorciumit Britanik të Shitjes me Pakicë (BRC), tha se shifrat tregonin se njerëzit po blenin me kujdes gjatë muajit.

“Ndërsa besimi i konsumatorit vazhdoi të bjerë, njerëzit blenin me kujdes, duke shmangur artikujt e mëdhenj si kompjuterë të rinj, televizorë dhe mobilje. Shumë familje po përgatiten gjithashtu për kosto më të larta të energjisë këtë dimër, me batanije, veshje të ngrohta dhe pajisje me efikasitet energjetik”, tha Helen Dickinson.

Shifrat treguan gjithashtu se shitjet e ushqimeve u rritën me 4.6% gjatë tre muajve deri në Shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të nxitura nga inflacioni.