Një video amatore është filmuar brenda një autobusi në Rusi, ku një grua e moshuar shihet duke u nxjerrë zvarrë nga mjeti transportues.
Gjithçka ndodhi kur rusja e moshuar filloi të kritikojë luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë. Videoja është shpërndarë nga WarTranslated, që merret ekskluzivisht me përkthimin e materialeve që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë.
Ajo dëgjohet duke kritikuar veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, dhe në një moment bashkëqytetarët e sulmojnë verbalisht duke i thënë se duhet të largohet nga Rusia të shkojë të jetojë në Ukrainë.
E në një moment një burrit duket se nuk i pëlqejnë fare komentet e saj, pasi humb durimin dhe i afrohet e fillon ta tërheq zvarrë deri te dera e autobusit. Ky nuk është rasti i vetëm që në Rusi ndëshkohen në forma nga më të ndryshmet, të gjithë ata qytetarë që shprehën lirshëm mendimet e tyre për luftën në Ukrainë.
In Russia, an elderly woman was kicked out (literally) from the bus for criticising the war Russia wages against Ukraine. pic.twitter.com/tm6JZeqs9p
— Dmitri (@wartranslated) December 26, 2022