Pas Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit, policia ka nisur aksionin për çmontimin e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme edhe në Elbasan.
Aksioni është shtrirë në lagje të ndryshme të qytetit ku besohet se grupet kriminale mbanin nën vëzhgim grupet e policisë.
Ditën e sotme në Korçë u çmomtuan 9 kamera të vendosura në kondërshtim me ligjin dhe filloi hetimi për 5 persona.
Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës kishte çmontuar 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë./Albeu.com/