Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara, kur një ish-inxhinier i Meta ka vrarë gruan e tij, djemtë binjakë 4-vjeçarë, si dhe më pas vrau veten brenda shtëpisë së tyre.
Anand Sujith Henry, 37-vjeҫ, dyshohet se vrau djemtë e tij dhe qëlloi për vdekje gruan e tij 38-vjeçare, Alice Benzinger në një vaskë, më pas vrau veten.
Nuk dihet shkaku i vdekjes së dy fëmijëve të vegjël, por besohet se fëmijët fatkeq ose janë mbytur, ose janë marrë mbidozë fatale, pasi nuk ka pasur shenja lëndimi në trup.
Motivi i vdekjes mbetet i paqartë ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.