Krim monstruoz në Britani, nëna me partnerin rrahin për vdekje djalin e saj 9-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Droitwich, Britani ku një 9-vjeçar u torturua për vdekje nga nëna dhe partneri i saj.

Siç raportojnë mediat britanike, 9-vjeçari Alfie Steele u gjet i vdekur në banjën e shtëpisë së tij me mushkëritë plot me ujë.

Në gjykatë u tha se nëna dhe partneri i saj e rrahën me rripa dhe këpucë për ta ndëshkuar.

Alfie Steele pësoi 50 lëndime në kokë, shpinë, këmbë dhe të pasme.

Nëna mohoi pretendimet dhe i tha hetuesve se vogëlushi ishte rrëzuar në tualet dhe ishte mbytur në vaskën me ujë të ftohtë.

Por prokurorja Michelle Healy i tha gjykatës se Alfie vdiq për shkak të “veprimeve të qëllimshme dhe të paligjshme” të Carla Scott dhe Dirk Howell, të cilët jo vetëm e rrahën shpesh, por e futën në banjë duke ndezur ujin e ftohtë për ta ndëshkuar. Përveç kësaj, rezulton se nëna ka gënjyer për të mbrojtur partnerin e saj, Dirk Howell.

Ajo u kishte thënë shpëtimtarëve se partneri i saj nuk kishte qenë në shtëpi që një natë më parë, por kamerat e sigurisë treguan burrin duke vrapuar nga shtëpia drejt stacionit të trenit në kohën kur ajo thirri policinë. Alfie u dërgua në spitalin Worcester por nuk mundi tw mbijetonte. /Albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 14:30