Krijimi i qeverisë së re/ Lëvizja Vetëvendosje propozon Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka propozuar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca bëri prezantimin zyrtar të kandidaturës së Kurtit para Këshillit, duke theksuar legjitimitetin dhe nevojën për formimin e institucioneve të reja.

“Ne kemi Kuvendin dhe do ta bëjmë Qeverinë. E kur jemi te qeveria jonë e ardhshme, më lejoni ta propozoj për kryeministër kryetarin e LVV-së, Albin Kurti”, u shpreh Konjufca.

Glauk Konjufca, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kete vit kanë parë përpjekje më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor.

Ai ka thënë se partitë politike të cilat e kanë shpallur veten kundërshtare të Lëvizjes Vetëvendosje, qysh prej certifikimit të zgjedhjeve janë munduar të thonë se vetëm një votë më pak se 50 për qind, dhe shteti mbetet pa Kuvend.