Kremtohet Krishtlindja/ Mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë

Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Në Tiranë mesha e ‘Vigjiljes së Krishtit’, u mbajt në Katedralen e ‘Shën Palit’ dhe u ndoq nga mijëra besimtarë.

Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, drejtoi meshën për besimtarët katolikë, ndërsa përcolli edhe mesazhin e tij për Krishtlindje.

Duke theksuar se ky vit Jubile është cilësuar si vit i shpresës, Dodaj tha se shoqëria duhet të përqëndrohet te edukimi i brezave të tij.

“Kemi nevojë t’i edukojmë brezat e ri tek shpresa sepse janë të shpërqëndruar nga gjërat e kota, nuk dinë të shoihin gjërat e bukura. Kush nuk ka shpresë nuk ka familje, nuk jeton në rrjet, nuk është online me dashurinë me fenë e Zotin”,-u shpreh ai.

Festimet e Krishtlindjes përkojnë edhe me vitin jubile. Krishtlindja konsiderohet si një nga festat më të bukura, ku përkujtohet lindja e Jezu Krishtit, birit të Perëndisë, i cilësuar si shpëtimtari i njerëzimit. Simbol i saj është pema e Krishtlindjes, ndërsa në këtë ditë nuk mungojnë as dhuratat dhe gatimet tradicionale.


Shtuar 25.12.2024 08:54