Kremlini: Kufiri i çmimit për naftën ruse nuk do ta pengojë “operacionin ushtarak” në Ukrainë

Kremlini tha të hënën se një kufi i çmimit të naftës ruse i vendosur nga Perëndimi do të destabilizonte tregjet globale të energjisë, por nuk do të ndikonte në aftësinë e Moskës për të mbështetur “operacionin e saj ushtarak” në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia po përgatitej se si do t’i përgjigjej lëvizjes së G7 dhe aleatëve për të ndaluar vendet dhe kompanitë të merren me eksportet ruse të naftës nga deti, ku çmimi është mbi 60 dollarë për fuçi.

“Rusia dhe ekonomia ruse kanë kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur plotësisht nevojat dhe kërkesat e operacionit special ushtarak”, tha Pesov

Kujtojmë se Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak”.

Ai shtoi se kufiri i çmimeve do të “destabilizonte plotësisht” tregjet globale të energjisë dhe u tha evropianëve se duhet të përgatiteshin për çmime më të larta.

Siç kemi raportuar më herët, vendet perëndimore kanë filluar të vendosin një kufi të çmimit prej 60 dollarë për fuçi si pjesë e masave të reja që synojnë të ushtrojnë presion mbi Moskën për luftën./albeu.com