Kremlini do të mbajë referendume në Donbas deri në gusht

Autoritetet e Kremlinit planifikojnë të mbajnë referendume në rajonin e Donbasit deri në gusht, raporton gazeta ruse Kommersant.

Një burim i tha gazetës se përgatitjet teknike ishin “duke u zhvilluar” për referendumet e mundshme si në rajonin e Luhanskut ashtu edhe në Donetsk dhe ato “priteshin të mbaheshin njëkohësisht”.

Muajin e kaluar, administrata ushtarako-civile e imponuar nga Moska në rajonin Kherson, i cili ndodhet në veriperëndim të gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Rusia, gjithashtu pretendoi se kishte filluar përgatitjet për një referendum për bashkimin me Rusinë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.